Londrimi thumbon Klodin dhe Edin: “Nuk ju shoh si lojtarë të fortë, vetëm flini dhe hani”

- Advertisement -

Pas shpalljes së tij si i preferuari i publikut këtë javë në Big Brother VIP Kosova 4, Londrimi ka vendosur t’i ngacmojë pak banorët e tjerë – sidomos Klodin dhe Edin.

Në një moment gjatë bisedave në shtëpi, ai u shpreh hapur se nuk i konsideron ata lojtarë të fortë, duke i akuzuar se nuk po japin sa duhet në lojë.

“Si lojtarë të fortë nuk e shoh asnjë. Lojtarë në gjumë, gjumë, bukë, çifte, çifte. Ta kallxon lojën edhe prapë nuk e kupton,” u shpreh Londrimi me tone ironike, duke i vënë dy banorët në shënjestër.

- Advertisement -

Kjo deklaratë ndezi reagime në rrjet dhe pritet të sjellë tensione të reja brenda shtëpisë, pasi si Klodi ashtu edhe Edi janë konsideruar shpesh si lojtarë që mbajnë profil më të qetë, por me ndikim emocional në dinamikën e grupit.

Londrimi nga ana tjetër po shfaqet gjithnjë e më aktiv dhe provokues, duke kërkuar hapur të testojë kufijtë e banorëve të tjerë pas rritjes së mbështetjes së publikut.

- Advertisement -