Gjatë natës së kaluar në Big Brother VIP Kosova, shqetësimet për gjendjen e Londrim Mekaj ngritën aludime dhe reagime në rrjetet sociale.
Transmetimi u ndërpre për pak, ndërsa Londrimi u largua për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, fansat shprehën shqetësimin e tyre, duke përdorur ‘hashtag’-e dhe komente si: ‘Londrimit i paska rënë të fikët’.
Edhe faqja zyrtare në Instagram e Londrimit, e menaxhuar nga familja, ka reaguar në këtë situatë.
Diskutimet mes fansave janë intensifikuar, pasi ky incident vjen pas ngjarjes me Alba Pollozhani.





