Leonora Jakupi reagon ndaj kritikave dhe shpjegon mbështetjen për Elijonën në Big Brother VIP Kosova

- Advertisement -

Leonora Jakupi, këngëtarja dhe opinionistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar fuqishëm pas kritikave të shumta që ka marrë nga ndjekësit e saj.

Së fundmi, në rrjet u përfol se ajo po mbështet një nga banoret më të komentuara, Elijonën, duke u akuzuar për njëanshmëri gjatë analizave të saj në spektakël.

Përmes një “story” në Instagram, Leonora ka sqaruar pozicionin e saj dhe ka shprehur habinë ndaj perceptimit të publikut: “E çuditshme si mund të mendoni ju që unë jam avokate e ‘djallit’ ose Elijonës siç e thoni ju”, tha ajo, duke theksuar se vlerësimi i saj bazohet vetëm në mënyrën si ka luajtur banorja deri tani.

- Advertisement -

Sipas Leonorës, mbështetja e saj vjen nga qëndrimi korrekt i Elijonës brenda rregullave të lojës: “Unë jam duke gjykuar një lojë të saj, e cila për mua ka qenë shumë korrekte brenda kornizave të asaj loje”, sqaroi ajo, duke paralajmëruar se nëse banorja vepron në mënyrë të pahijshme, do të jetë e para që do ta gjykojë: “Nëse nesër ajo bën diçka të pahijshme, unë do të jem e para që do ta gjykoj”.

Përveç sqarimeve për Elijonën, Leonora ka ndarë edhe ndjesinë e saj emocionale për eliminimin e fundit në BBVK.

- Advertisement -