Leonora Jakupi ka diskutuar raportin e saj me Elijonën gjatë një interviste të fundit, duke theksuar se ka marrë shumë mesazhe dhe se njerëzit kishin dyshime për një njohje mes tyre. ‘Unë s’e kam parë kurrë atë vajzë.
Unë as nuk e kisha dëgjuar historinë që ajo e kishte treguar në një televizion tjetër, fare’, u shpreh këngëtarja.
Leonora gjithashtu tha se si opinioniste ka filluar të hulumtojë për jetën e banorëve për t’i kuptuar më mirë. ‘Historia e Elijonës nuk është treguar fare për publikun.
Unë kam zgjedhur ta mbështes si femër dhe do të doja t’i mbroja të gjitha femrat që janë aty, sepse janë shumë të paragjykuara në publik’, shtoi ajo, shprehur ndjeshmëri për situatën e Elijonës.
