Leigh-Anne Pinnock ka ndarë me ndjekësit fotografi të reja, ku shfaq barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë me një paraqitje elegante.
Ish-anëtarja e grupit Little Mix dhe bashkëshorti i saj, futbollisti Andre Gray, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.
Këngëtarja 34-vjeçare u fotografua me një bluzë të bardhë që zbulonte barkun dhe xhinse të zbërthyera, të kombinuara me taka, një shami në kokë dhe bizhuteri, shkruan DailyMail.
Krahas fotografive të publikuara në Instagram, ajo shkroi: ‘Thjesht më pëlqeu shumë kjo pamje.’ Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





