Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë dhe në Lipjan, të drejtuara nga Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti kanë kërkuar përgjegjësi nga lidershipi i partisë pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke kërkuar edhe dorëheqjen.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, dega e LDK-së në Pejë thotë se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja.
Kryesia e degës në Lipjan ka thënë se “rezultati i zgjedhjeve duhet të shërbejë si thirrje për reflektim, përgjegjësi të përbashkët dhe nisjen e procesit të reformimit dhe riorganizimit të partisë në të gjitha nivelet”.
Lidha Demokratike e Kosovës u rendit e treta në zgjedhjet e 7 qershorit, duke fituar 16.69% të votave dhe 18 ulëse në Kuvend.
Kjo parti u bashkua me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, e cila mori 92,236 vota.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





