LDK ka përkujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e Ekrem Rexhës, i njohur si Komandant Drini, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.
Në një postim në Facebook, LDK shkroi se Drini mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të Kosovës.
Kontributi i tij në radhët e UÇK-së gjatë luftës dhe në ndërtimin e paqes pas luftës, mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e ardhme të Kosovës.
Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi.
Nderimi më i madh për Drinin do të jetë kur përgjegjësit e vrasjes së tij të dalin para drejtësisë.
I përhershëm kujtimi për Komandant Drinin!





