Mungesa e një qëndrimi të qartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK0 për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) vazhdon të mbajë të pasigurt zgjedhjen e presidentit të vendit, vlerëson politologu Albinot Maloku.
Sipas tij, pikërisht sigurimi i numrave për kreun e shtetit mbetet sfida kryesore politike në fazën e ardhshme.
Maloku tha se PDK-ja dhe Aleanca kanë qenë të qarta në pozicionet e tyre, ndërsa sipas tij LDK-ja ende është në fazën e sqarimit të qëndrimit të saj.
Rizgjedhja e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së nuk e ka zgjidhur dilemën për qëndrimin e partisë ndaj një koalicioni të mundshëm me LVV-në.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, zhvilloi takim me përfaqësuesit e partive parlamentare për përgatitjen e agjendës së seancës së javës së ardhshme për konstituimin e Kuvendit.
Kryetari Lumir Abdixhiku njoftoi se LDK-ja ka hequr pezullimin e bisedimeve me LVV-në dhe është e gatshme të vazhdojë diskutimet për formimin e institucioneve, ndërsa deputetja Jehona Lushaku-Sadriu tha se aktualisht nuk ka një ftesë për takim nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





