Familjarë, miq dhe të afërm po përgatiten për të japin lamtumirën e fundit sot për dy të rinj nga Kosova, Jetmir Binakut dhe Leonit Aliut, të cilët humbën jetën tragjikisht në bregdetin e Shëngjinit.
Ceremonia e varrimit të Jetmir Binakut do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Gllobar të Drenasit, ndërsa Leonit Aliu do të përcillet në fshatin Rezallë, lagjja Aliu në orën 15:00.
Në një njoftim prekës, babai i Leonit Aliut ka shprehur dhimbjen për largimin e të birit, duke e kujtuar atë si një lule e rinisë.
Jetmir Binaku dhe Leonit Aliu humbën jetën në një ngjarje tragjike në Shëngjin, ku dyshohet se u morën nga rrymat dhe dallgët e forta të detit.
Pesë shokë nga Kosova ishin pjesë e kësaj ngjarje, ku dy prej tyre nuk arritën të mbijetonin.
Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv






