Lahuta shpallet Trashëgimi Kulturore nga UNESCO: Rama bën njoftimin

- Advertisement -

Lahuta, një nga simbolikat më të vjetra dhe më të rëndësishme të kulturës shqiptare, është përfshirë zyrtarisht në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, në kategorinë e mbrojtjes urgjente.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

‘Lahuta pjesë e UNESCO-s.

Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente’, ka shkruar Rama.

- Advertisement -

Ky vlerësim i lartë ndërkombëtar konsiderohet një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e këtij instrumenti autokton, i cili ka shoqëruar për shekuj epikën dhe traditat shqiptare.

Lajmi është pritur me entuziazëm trevat shqiptare, ku lahuta mbetet një simbol krenarie dhe trashëgimie shpirtërore.

- Advertisement -