Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 debati mes Londrimit dhe Labinotit ka hapur diskutime të forta rreth stilit të veshjes dhe bindjeve personale.
Londrimi, i njohur për stilin e tij të lirë dhe të veçantë, tregoi se herë pas here vesh edhe fundin e mamit, duke theksuar se vesh gjithçka që e bën të ndihet mirë dhe i qetë.
“Po të presim me u aktivizu. Se po të presim, po thu prej nesër kena me të pa, po e po e sheh, nuk ka sen”, u shpreh Londrimi gjatë bisedës me banorët.
Por kjo deklaratë e tij ngjalli reagimin e Labinotit, i cili tha hapur se një gjë e tillë nuk do të pranohej në familjen e tij, duke e lidhur këtë qëndrim me bindjet e tij fetare.
“Unë me i pa fëmijët me u vesh si femra, feja ime nuk më lejon. E respektoj, por unë nuk e praktikoj, në familjen time nuk guxon me ndodh”, deklaroi ai duke i shpjeguar Nailirit se për të kjo çështje është shumë e ndjeshme.
Nga ana tjetër, Londrimi reagoi i qetë, duke theksuar se çdo person duhet të vishet sipas dëshirës dhe rehatinë e tij, pa paragjykime.
Ky debat ka sjellë shumë diskutime brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj, duke hapur gjithashtu tema mbi lirinë e shprehjes përmes stilit të veshjes dhe kufijtë që vendosen në familje sipas bindjeve personale.
