Labinot Tahiri takon ish-presidenten Osmani dhe shpreh besimin në përkushtimin e saj për Kosovën

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka pritur sot në një takim ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në postimin e tij në Facebook, Tahiri tha se Osmani ishte e gatshme për të dhënë më të mirën për Kosovën, ashtu siç ka vepruar edhe në të kaluarën. ‘E nderuar presidente, faleminderit që na vizituat qytetin tonë, një vend i fortë në ekonomi, politikë, mjekësi dhe arsim.

Ju e dini që ne kemi politikanë, biznesmenë, mjekë e mësimdhënës të përkushtuar për qytetin dhe shtetin, si për shëndetin, ekonominë dhe arsimin për rininë dhe qytetarin tonë.


- Advertisement -

Të dashur bashkombas, ta dini se presidentja ishte në formë shumë të mirë, e qetë dhe e gatshme për të dhënë më të mirën për vendin tonë, ashtu si në të kaluarën, me një fushatë me moral politik, kombëtar e ndërkombëtar.’ Tahiri gjithashtu tregoi ‘amanetin’ e ish-presidentes, raporton Klankosova.tv: ‘Presidentja ma la një amanet: më tha: Labi, nëse ke telashe ti, qytetari dhe rinia jonë mos e leshoni vendin por vetëm CALL ME [Më telefono]’.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *