Labinot Rexha bën një kthesë të madhe: ‘Nuk ka arsye që të preket familja’

- Advertisement -

Pas reagimeve të shumta që shkaktoi postimi i tij ofendues ndaj Leonora Jakupi, këngëtari Labinot Rexha ka bërë një kthesë publike në qëndrimin e tij, duke e fshirë deklaratën e mëparshme dhe duke reaguar sërish në rrjetet sociale me një mesazh pajtues.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, ai tërhoqi fjalët e thëna gjatë debatit dhe theksoi se familja nuk duhet të përfshihet në asnjë konflikt, sidomos kur bëhet fjalë për përplasje që kanë ndodhur brenda lojës.

Rexha nënvizoi se ndonëse mund të ketë pasur qëndrime të ndryshme me këngëtaren gjatë spektaklit, kjo nuk justifikon sulmet personale apo familjare.

- Advertisement -

Ai theksoi gjithashtu kontributin e Leonorës në muzikë dhe në art për kombin shqiptar, duke bërë thirrje për respekt jashtë lojës.

Në fund të reagimit, këngëtari u bëri apel ndjekësve të mos bien pre e portaleve apo llogarive të rreme që, sipas tij, synojnë të krijojnë përçarje dhe tension për klikime, duke nënvizuar se si popull duhet të ruhet respekti për familjen, sakrificën dhe kombin.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *