Kylie Jenner prezanton bashkëpunimin e ri me markën Khy x Frankies Bikinis

Kylie Jenner ka prezantuar bashkëpunimin e saj më të ri mes markës së saj Khy dhe Frankies Bikinis, duke publikuar një set të ri fotografik së bashku me themeluesen e markës, Francesca Aiello. 28-vjeçarja shfaqet me modele të ndryshme bikini në fushatën e titulluar “Fever Dream”, ndërsa njoftoi se koleksioni i ri Khy x Frankies Bikinis do të lançohet më 14 korrik.

Në një postim në Instagram, Jenner u shpreh e emocionuar që po prezanton bashkëpunimin e dytë me Aiello, shkruan DailyMail.

Ky është bashkëpunimi i dytë mes dy markave, pas koleksionit të parë të prezantuar në vitin 2025.


- Advertisement -

Sipas Francesca Aiello, frymëzimi për koleksionin e ri vjen nga Los Angeles, qyteti ku të dyja janë rritur. “Shfletuam garderobat tona për të gjetur veshje vintage që pasqyronin energjinë e qytetit dhe krijuam një koleksion me modele të guximshme, detaje lozonjare dhe prerje që bien në sy”, u shpreh Aiello.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *