Kuvendi i Kosovës miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare

Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme ka miratuar një sërë marrëveshjes ndërkombëtare.

Me 81 vota për u miratua Projektligji nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018”, dhe njëkohësisht u miratua edhe amendamenti nr-2 i këtij projektligji.

Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë” kaloi gjithashtu me 81 vota për.


- Advertisement -


- Advertisement -