Kushtrim Munishi: Besoj se Kosova do të fitojë kundër Turqisë

Ish-futbollisti, Kushtrim Munishi ka deklaruar se sonte pret fitoren e Kosovës në përballje me Turqinë.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka thënë se beson fuqishëm që futbollistët dhe trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të dinë si t’i qasen lojës. ‘Unë së pari besoj shumë në mënyrën se si do ta përgatisë lojën trajneri i Kosovës, Franco Foda.

Duke pasa parasysh ndeshjet e fundit, unë besoj shumë se ata do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë emocionet.


- Advertisement -

Kush ka lujtë futboll, e din se kur fillon loja emocionet zhduket,’ ka thënë Munishi.

Ai ka shtuar se është me rëndësi që futbollistët ta kenë përqëndrimin maksimal dhe nëse I përmbahen udhëzimeve të trajnerit, sipas tij, gjithçka do të shkojë mirë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *