Kushtet e rënda në Iran po shtyjnë iranianët drejt provinca veriore

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha të dielën se kushtet e përkeqësuara në qytetet iraniane po “nxisin modele gjithnjë e më komplekse të lëvizshmërisë”.

Thuhet se shkatërrimi i shtëpive dhe objekteve që ofrojnë shërbime bazë po i shtyn shumë iranianë drejt provincave veriore, ku mendojnë se mund të jenë më të sigurt.

Agjencia e OKB-së tha se njerëzit janë zhvendosur në më shumë se 20 provinca dhe se strehimoret po përballen me vështirësi në të gjithë Iranin.


- Advertisement -

Iranianët po ikin gjithashtu drejt shteteve fqinje, tha agjencia, përfshirë gati 32,000 në Afganistan dhe gati 4,000 në Pakistan, edhe pse aeroportet dhe shumica e kalimeve kufitare – veçanërisht me Irakun – janë të mbyllura.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *