Kurti uron festën e Pashkëve dhe thekson rëndësinë e harmonisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i ekzekutivit theksoi rëndësinë e harmonisë mes njerëzve dhe bëri thirrje për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. “Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste.

Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.


- Advertisement -

Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë.

Gëzuar!”, shkroi Kurti.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *