Kurti: Urojme që Kuqezinjtë dhe Dardanët të kualifikohen në Botëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një mesazh mbështetës për kombëtaren e Kosovës dhe të Shqipërisë në prag të ndeshjeve tejet të rëndësishme në gjysmëfinale të playoff-it të kualifikimit për Botëror përballë Sllovakisë dhe Polonisë.

Ai uroi që lojtarët të tregojnë kurajo, forcë dhe përkushtim, duke luajtur me mendje dhe zemër për të arritur fitore.

Kreu i Qeverisë vlerësoi gjithashtu rritjen e talentit sportiv shqiptar, duke e cilësuar këtë shekull si një periudhë të suksesit edhe në sport.


- Advertisement -

Sipas tij, ëndrrat realizohen nga ata që guxojnë dhe besojnë në vetvete.

Në fund, kryeministri shprehu dëshirën që skuadrat shqiptare, “Kuqezinjtë” dhe “Dardanët” – të arrijnë kualifikimin në Botëror, duke theksuar se prania e tyre në një kompeticion të tillë madhor do të ishte një moment historik për kombin.

Ai përmbylli mesazhin e tij me thirrjen për mbështetje dhe mirënjohje ndaj sportistëve për emocionet që dhurojnë: “Forca, përpara dhe faleminderit për çdo emocion!”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *