Kurti: Punimet për ndërtimin e urës së tretë në Mitrovicë do të përfundojnë në fund të vitit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë po zhvillohen sipas planit dhe, nëse ruhet ritmi aktual, projekti do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Ura do të ketë katër korsi, trotuare në të dy anët dhe do të shoqërohet me ndërtimin e infrastrukturës përcjellëse.

Kurti gjithashtu theksoi se projekti synon edhe mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e sigurisë.


- Advertisement -

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, shtoi se kjo është ura e tretë që ndërtohet gjatë qeverisjes së Albin Kurtit dhe do të përmirësojë qasjen në të dy anët e lumit Ibër.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -