Kurban Bajrami 2026: Programi i Festës në Kosovë

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se dita e parë e festës së Kurban Bajramit do të jetë më 27 maj 2026.

Manifestimi kryesor në Kosovë do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, fillon në orën 4:25 me faljen e namazit të sabahut.

Ligjërata tematike do të mbahet nga kryeimami Arbnor Sinani.


- Advertisement -

Namazi i Bajramit do të falet në orën 5:40, ndërsa mesazhin e Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Kryesia e BIK-ut organizon pritje përurimi në selinë e tyre nga ora 9:00-12:00 ditën e parë të Bajramit.

Uron festën e Kurban Bajramit dhe i lutet Zotit që të pranojë haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Festa e Kurban Bajramit!


- Advertisement -