Kufizimi i qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë në Kosovë: Detajet dhe rekomandimet

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se të dielën (23 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit me mbi 20 tonë.

Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.


- Advertisement -

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -