Kufizimi i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave në fuqi më 4 gusht 2026

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se më 4 gusht 2026 do të aplikohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Kjo masë do të vlejë për autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, në bazë të temperaturave të parashikuara për ditën e nesërme.

Rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të kenë kufizime, ndërsa automjetet e rendit dhe sigurisë publike do të përjashtohen nga kjo masë.


- Advertisement -

Ministria i bën thirrje operatorëve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *