Kryetarja e LDK-së: Rritja e çmimit të naftës, baza e krizës ekonomike në Kosovë

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në seancën e jashtëzakonshme për naftën, tha se rritja e vazhdueshme e çmimit të këtij produkti, nuk është vetëm një lëvizje në treg, por baza e një krize ekonomike dhe sociale me ndikim në familjet kosovare. ‘Duke pasur parasysh se edhe para rritjes së çmimit të naftës, vendi përballej me një numër të lartë të inflacionit prej 6%, mbi këtë rritja e çmimit të naftës përkthehet automatikisht në rritje e tutje të të gjitha produkteve bazike,’ ka thënë Lushaku-Sadriu.

Deputetja e LDK-së tha se institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë ndërmarr asnjë masë për të mbrojtur qytetarët.

Ajo prezantoi edhe Rezolutën e propozuar nga LDK-ja, dhe e përkrahur nga partitë e tjera opozitare, e cila përmban këto pika: ‘Kjo Rezolutë hyn në fuqi menjëherë pas miratimit në Kuvend,’ tha Sadriu-Lushaku.


- Advertisement -


- Advertisement -