Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në vizitë te ekspozita e Masakrave në Kosovë 1998-1999

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u shpreh gjatë vizitës së saj në ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nëna Terezë” të kryeqytetit se është e rëndë të dëgjosh dëshmitë, por është e rëndësishme për të kuptuar dhimbjen dhe padrejtësitë e përjetuara.

Ajo theksoi se çdo panel tregon krimet e rënda ndaj civilëve shqiptarë, të kryera nga forcat serbe, duke sjellë para nesh një të vërtetë që nuk mund të fshehet.

Haxhiu përmendi se Kosova nuk do t’i harrojë kurrë krimet e luftës dhe gjenocidin e kryer.


- Advertisement -

Lavdi të rënëve për liri!


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *