Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, takon ambasadorin turk për të diskutuar bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Bazuar në njoftimin zyrtar, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *