Kryetari i Prishtinës thërret për bashkëpunim për kualifikimin e Kosovës në Kampionatin Botëror

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave të kontribuojnë për mrekullinë e kualifikimit të Kosovës në Kampionatin Botëror.

Rama theksoi se në momentin historik të ndeshjes vendimtare ndaj Turqisë, kapaciteti i Stadiumit “Fadil Vokrri” është i vogël për të gjithë qytetarët.

Në frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit, kryetarët e komunave janë thirrur të organizojnë vendosjen e ekraneve të mëdha në qytete për të transmetuar ndeshjen, në pajtim me rrethanat e sigurisë publike.


- Advertisement -

Kryetari shtoi se është koha që çdo shesh në Kosovë të bëhet tribunë mbështetjeje për kombëtaren dhe që historia e kualifikimit të shkruhet së bashku nga të gjithë qytetarët.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *