Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Njofton për Kryerjen e Projektin Në Hyrje të Qytetit

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se rrethi në hyrje të Prishtinës, nga Gjilani është kryer.

Në njoftimin e tij, Rama shkruan edhe se këtë projekt e ka kryer komuna, edhe pse ai i takon qeverisë qendrore. ‘Por meqë tash e 6 vjet kjo qeveri është marr me përralla e ofendime e jo me punë, ne si Kryeqytet e kemi kry vet këtë projekt,që me lehtësu trafikun dhe qasjen për qytetarët e Prishtinës e sidomos atyre që vijnë nga Gjilani.’, ka shkruar ai.

Rrethi në hyrje të Prishtinës nga Gjilani u kry.


- Advertisement -

Ky rreth është përgjegjësi e Qeverisë Qendrore, sepse i takon rrugës magjistrale.

Por meqë tash e 6 vjet kjo qeveri është marr me përralla e ofendime e jo me punë, ne si Kryeqytet e kemi kry vet këtë projekt,që me lehtësu trafikun dhe qasjen për qytetarët e Prishtinës e sidomos atyre që vijnë nga Gjilani.

Ta gëzoni, qytetarë!

Në ditët në vijim hapet për qarkullim ‘Rruga A’. shumë shpejt nisin edhe punimet për ‘Penetrimin e Veternikut’.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *