Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit të Iranit, i cili ishte kreu i negociatave midis Iranit dhe SHBA-së në Pakistan, ka lëshuar një deklaratë pas kthimit të tij në Iran.
Duke iu përgjigjur komenteve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ai thotë se “kërcënime të tilla nuk kanë efekt mbi iranianët”.
Sipas raportimeve nga mediat iraniane, Ghalibaf i është drejtuar Trump duke thënë se “nëse luftoni, ne do të luftojmë, nëse paraqiteni me logjikë, ne do të përgjigjemi me logjikë”, raporton BBC.
Këto komente të tij vijnë pak kohë pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje në bisedimet në Pakistan, që pasuan një dakordim paraprak për një armëpushim dyjavor, por që më pas tensionet u rritën pasi që Ngushtiva e Hormuzit mbeti e mbyllur.
