Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, uroi besimtarët për agjërimin në muajin e Ramazanit

Në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Me këtë rast, i pari i LDK-së uroi të gjithë besimtarët që agjëruan, ‘me shpresën që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të jenë pranuar nga Krijuesi’, transmeton Klankosova.tv. ‘Muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë si shoqëri; solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

Këto vlera mbeten themeli i bashkëjetesës sonë dhe garancia e një shoqërie të drejtë e harmonike’. ‘Qytetarët tanë kanë dëshmuar gjithmonë kulturë të lartë humane e vëllazërore, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke ndarë me ata që kanë më shumë nevojë.


- Advertisement -

Le të vazhdojmë t’i kultivojmë dhe t’i forcojmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë’, ka shkruar ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *