Pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën.
Kjo do të jetë mbledhja e parë pasi Kushtetuesja ka dhënë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit të ri, derisa e cilësoi pa pasojë juridike dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e legjislativit.
Në mbledhjen e kryesisë janë disa pika të rendit të ditës, duke përfshirë formimin e komisioneve Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, atë të RTK-së, si dhe çështje të tjera.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka anuluar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke dhënë 34 ditë për zgjedhjen e presidentit të ri.
Nëse nuk zgjidhet presidenti, Kuvendi shpërndahet dhe mbahen zgjedhje parakohshme brenda 45 ditëve.
