Kryeministri Rama ndan pamje nga Muzeu i Krujës: Fluksi i shtuar i vizitorëve në një ditë të mrekullueshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Krujës, ku shfaqet një fluks i shtuar vizitorësh dhe turistësh që po zgjedhin të eksplorojnë historinë dhe kulturën shqiptare. ‘E diela e muzeve.

Mbi 1000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan muzeun e Krujës në këtë të dielë të fundit të muajit mars’, shkruan Rama në Facebook.

Hapësira muzeale e Krujës vijon të tërheq interes të lartë, teksa është kthyer në pikë referimi për turizmin kulturor dhe edukimin e publikut mbi vlerat historike të vendit.


- Advertisement -

Vizitat e shumta në muze, sipas të dhënave zyrtare, dëshmojnë për një interes në rritje të publikut vendas dhe të huaj për historinë, kulturën dhe identitetin kombëtar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *