Kryeministri Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama sot ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës.

Pas ndryshimeve në qeveri, duket që tashmë e kanë radhë strukturat e kësaj partie për të marrë udhëzimet dhe direktivat e reja nga kryetari i tyre.

Kryesocialisti Rama e ka marrë fjalën fillimisht për të vazhduar më pas me dyer të mbyllura.


- Advertisement -

Socialistët kanë vendosur të ndryshojnë disa nga drejtuesit politikë në qarqe, ku vëmendje e madhe i është dhënë Tiranës.

Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri dhe Eduard Shalsi kanë lënë drejtimin në rrethe dhe do të vijnë në Tiranë.


- Advertisement -