Kryeministri Rama e cilëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me TikTok-un si të panevojshëm

Një vendim të panevojshëm e ka cilësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e bllokimit të përkohshëm të TikTok.

Në podcastin Flasim, Rama theksoi se masa e ndërmarrë nga qeveria kishte si qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në internet dhe e arriti qëllimin.

Sipas Ramës, në momentin kur gjykata dha vendimin, çështja ishte zgjidhur në praktikë, pasi pas bllokimit të platformës qeveria kishte hyrë në një dialog konstruktiv me kompaninë, që çoi në vendosjen e disa masave të reja për audiencën shqiptare, përfshirë filtra algoritmikë, verifikim të moshës dhe masa kundër gjuhës së dhunës.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *