Kryeministri Kurti nis vizitën zyrtare në Londër dhe bisedon për bashkëpunim në fusha të ndryshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën e tij zyrtare në Londër, ku u prit nga Sekretarja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe u zotua për thellim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në bisedat u përqendrua tek zhvillimi ekonomik i vendit, investimet në mbrojtje dhe dialogu me Serbinë.


- Advertisement -

Kurti ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe anëtarësimin në NATO dhe BE.

Marrëveshja e Ohrit dhe zbatimi i Ligjit për të Huajt ishin në fokus të bisedave.

Kosova u vlerësua si partner i besueshëm për sigurinë e rajonit.


- Advertisement -