Kryeministri Kurti emëron Donika Gërvalla-Schwarz zëvendëskryeministre për drejtësi

Kryeministri Albin Kurti ka bërë publike emërimin e Donika Gërvalla-Schwarz si zëvendëskryeministre për drejtësi, Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.

Kurti theksoi përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, si një çështje e sigurisë njerëzore dhe të drejtave themelore.

Në periudhën 2021–2025 janë ndarë 7.3 milionë euro për forcimin e kapaciteteve dhe mbështetjen e viktimave.


- Advertisement -

Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe dënimet plotësuese për autorët e dhunës janë disa nga masat e ndërmarrura.

Kurti theksoi përkushtimin e qeverisë për adresimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në Kosovë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *