Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë e PS-së sot në 4 prill në Tiranë.
Ai adresoi disa akuza që ka ngritur kohët e fundit opozita lidhur me informacionet që disa vende po bllokojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Por kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ato çfarë kanë qarkulluar për bllokim negociatash nuk janë të vërteta.
Përkundrazi, sipas tij, ‘BE na do brenda unionit’.
Lidhur me faktin që Shqipëria i ka mbyllur të gjithë grupkapitujt në 13 muaj, Rama kujtoi se ‘asnjë vend nuk e ka bërë këtë më parë!’





