Kryeministri grek njofton rritjen e pagës minimale në 920 euro bruto

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar një rritje të pagës minimale në 920 euro bruto, që do të hyjë në fuqi më 1 prill, gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke.

Kjo pagë përfaqëson një rritje prej 40 eurosh krahasuar me pagën minimale të mëparshme.


- Advertisement -

Qëllimi i qeverisë është të arrijë 950 euro deri në vitin 2027, vitin në të cilin përfundon mandati i dytë i Mitsotakis. ‘Në një kontekst kaq kompleks, forca kombëtare duhet të mbështetet nga stabiliteti dhe uniteti i brendshëm’, deklaroi kryeministri grek.


- Advertisement -