Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i vetmi lider që në samitin e NATO-s në Ankara u shfaq i veshur me kostum dhe atlete të bardha.
Kjo nuk është hera e parë që kreu i Qeverisë vishet me këtë stil në një samit të rëndësishëm ndërkombëtar.
Por ajo që ra në sy ishte një reagim i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili i tregoi me gisht Donald Trumpit atletet e bardha e kryeministrit shqiptar.
Nga ana e tij presidenti amerikan hodhi një vështrim, pa e ditur se për çfarë bëhej fjalë.
Më pas shfaqet tepër i ftohtë dhe indiferent ndaj një stili veshjeje si ajo e kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa për liderët e tjerë Rama u shndërrua në një objekt humori.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





