Kritika ndaj Vetëvendosjes për logjikën e dëmshme rreth progresit të vendit

Analisti Azdren Shala ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë që përdorin logjikë të dëmshme rreth idesë së progresit të vendit. ‘Me logjikën e Mefail Bajqinovcit, kjo është një nga arsyetimet në vargun e shumë arsyetimeve që këta mundohen me ua tregu qytetarëve se situata aktuale është mirë se përpara u kanë ma keq,’ ka thënë Shala në Rubikon të Klan Kosovës. ‘Kjo është logjikë e poshtër, kjo e ndalon progresin në parim.’ ‘Neve Qeveritë e pasluftës kanë mujtë shumë lehtë me na thanë ‘shuni, mos lypni pavarësi se jemi në liri se para do viteve kemi qenë në robni’.’ Sipas Shalës, VV-ja ndonëse pandeh të jetë progresive, synon të mbajë gjendjen ashtu si është. ‘Pra, kjo logjikë që e ka përdor VV sot është logjikë që e ndal progresin dhe e arsyeton çdo të keqe publike.’ ‘Unë s’muj me kuptu qysh ka mujtë kjo Lëvizje që ka ardhë në pushtet me idenë që janë progresivë, këta e kanë vec qet punë, me e mirëmbajtë gjendjen aktuale t’u e krahasu me të kalumen.’ ‘Po ti ke ardhë në pushtet si forcë progresive, o zotni.’


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *