Vehbi Kajtazi, opinionisti i njohur, ka shprehur kritika të forta ndaj përdorimit të inteligjencës artificiale në Kosovë.
Sipas tij, kjo teknologji po abuzohet për prodhimin e përmbajtjeve manipuluese dhe të konsideruara si ‘banale’ në rrjetet sociale.
Në vend që të shërbejë për zhvillim në fusha si mjekësia dhe teknologjia, inteligjenca artificiale po përdoret në Kosovë për qëllime politike dhe dezinformuese, duke krijuar ndikime të këqija në opinionin publik.





