Kritika ndaj Buxhetit të Kosovës: 73% e Parave Dalin Jashtë Vendit, Sipas Opinionistit Dardan Sejdiu

- Advertisement -

Opinionisti Dardan Sejdiu ka shprehur kritika ndaj buxhetit të Kosovës në vlerë prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Sejdiu theksoi se pjesa më e madhe e mjeteve dalin shpejt jashtë vendit. “Del rroga, shkon në market, për 48 orë dalin paratë nga Kosova, kaq është kjo punë. 73 për qind e 4 miliardëshit shkon, për 48 orë me na dalë nga vendi,” deklaroi ai.

Sejdiu tha se vetëm rreth 25 për qind e buxhetit janë të dedikuara për investime kapitale, që sipas tij është e pamjaftueshme. “Veç 25 për qind janë në investime kapitale.

- Advertisement -

Pse janë investimet kapitale me rëndësi?

Numri magjik për Republikën e Kosovës nuk guxon me qenë nën 40 përqind.

Investimet kapitale janë parakushti zhvillimor, është infrastruktura rrugore, në shëndetësi, në arsim, për zhvillim urban”, shtoi ai.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *