Kritika e Fortë e Kandidatjes së LDK-së ndaj Qeverisë për Shpërndarjen e 100 Eurove para Zgjedhjeve – Shqipëria e Kosovës

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka hedhur kritika të forta ndaj vendimit të qeverisë në detyrë për shpërndarjen e mjeteve monetare te qytetarët, në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Bajrami tha se këtë e kishte paralajmëruar mbrëmë dhe theksoi se kjo është tentativë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të blerë vota me para të buxhetit të shtetit.

Ajo ua rikujtoi qytetarëve që “këto janë paratë e juaja që ua ka marrë përmes inflacionit dhe meqë nuk i ka investu as në arsim, as në shëndetësi, as në infrastrukturë dhe as në ekonomi po u a kthen në këmbim të votës”.


- Advertisement -

Kandidatja për deputete, Hykmete Bajrami, deklaroi se kjo veprimtari nuk është ndihmë por skemë e korrupsionit publik.


- Advertisement -