KQZ vendos pezullimin e partisë politike AKR për mosmbajtjen e kuvendit zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot pezullimin e partisë politike Aleanca Kosova e Re për shkak të mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afateve ligjore.

AKR e regjistruar në KQZ në vitin 2007, ka detyrim të mbajë kuvendin zgjedhor deri më 25 shkurt 2026, por nuk ka përmbushur këtë obligim.

KQZ ka dhënë afat shtesë prej 45 ditësh për mbajtjen e kuvendit, ndryshe do të çregjistrohet nga regjistri i partive politike në Kosovë.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *