Kosovë dhe Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshjen për Mobilitetin në Punë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë.

Nënshkrimi u bë në Shqipëri midis ministrit në detyrë, Andin Hoti dhe ministres së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.

Kjo marrëveshje forcon lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe krijon mundësi më të mëdha për qytetarët në fushën e punësimit dhe zhvillimit profesional, thuhet në komunikatën për media.


- Advertisement -

Një nga rezultatet kryesore të marrëveshjes do të jetë lehtësimi i qasjes në tregun e punës, duke mundësuar që qytetarët e dy vendeve të kenë procedura më të thjeshta dhe më të shpejta për punësim në shtetin tjetër.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *