Sarah Dzafce, vajza me origjinë nga Kosova që u shpall “Miss Finlanda 2025”, ka humbur titullin e saj vetëm pak muaj pas kurorëzimit. Vendimi u komunikua zyrtarisht nga organizatorët e konkursit gjatë një konference për shtyp të enjten, pas një skandali që shpërtheu në rrjete sociale.
Stuhia mediatike nisi pasi në rrjet qarkulloi një fotografi ku Sarah shfaqej duke tërhequr sytë me gishta, në mënyrë që shumë njerëz e interpretuan si tallje ndaj komunitetit aziatik. Nën foto ishte një mbishkrim në finlandisht:
“Kiinalaisenkaa syömäs” – që përkthehet: “duke ngrënë me një person kinez”.

Ky imazh u cilësua gjerësisht si një gjest me natyrë raciste dhe nxitës, duke ndezur reagime masive online.
Reagimi i Sarah Dzafce
Fillimisht, Dzafce u përpoq të mbronte veten, duke pretenduar se kishte tërhequr sytë për shkak të një “dhembjeje të fortë koke” dhe se fotoja ishte keqinterpretuar. Por ky sqarim nuk mjaftoi për publikun dhe as për organizatorët.
Organizata Miss Finlanda: “Racizmi nuk tolerohet”
Pas rishikimit të situatës, organizata Miss Finlanda deklaroi të mërkurën se:
“Ne nuk pranojmë racizëm ose sjellje diskriminuese në asnjë formë.”
Për këtë arsye, Dhafce humbi menjëherë titullin, duke u bërë një nga rastet e rralla ku kurora hiqet publikisht pas një skandali të tillë.
