Opinionisti Vehbi Kajtazi në emisionin ‘Rubikon’ ka theksuar se Kosova po përjeton një krizë politike për shkak të interesave personale dhe se aleancat me Shtetet e Bashkuara nuk janë një garanci e qëndrueshme.
Ai vlerëson se siguria në vend varet ende nga KFOR-i dhe kritikon përdorimin e propagandës politike për qëllime elektorale, duke përmendur dronët ‘Bajraktar’.
Kajtazi gjithashtu shprehet se Ballkani është i rëndësishëm për Evropën, por klasa politike e Kosovës nuk ka një strategji të qartë për sigurinë. ‘Për ne kujdeset KFOR-i, sepse kapacitetet tona për mbrojtjen janë të pamjaftueshme’, tha ai, duke theksuar se politika propaganduese e disa politikanëve është e dëmshme për vendin.
