Kosova përballet me Turqinë në finalen e play-off për kualifikim në Kupën e Botës

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me atë të Turqisë në finalen e play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës, një duel që pritet me emocione të mëdha nga tifozët dardanë.

Kosova dhe Turqia janë përballur tre herë në të kaluarën, me bilanc që anon dukshëm në favor të Turqisë: 11.06.2017 – Kosova 1-4 Turqia (Kualifikime për Botëror); 12.11.2016 – Turqia 2-0 Kosova (Kualifikime për Botëror); 21.05.2014 – Kosova 1-6 Turqia (Ndeshje miqësore).

Bilanci historik tregon dominim të Turqisë, si në rezultate ashtu edhe në diferencën e golave.


- Advertisement -

Në këto tre ndeshje, Kosova ka shënuar vetëm dy gola, ndërsa ka pësuar 12, duke reflektuar diferencën në atë periudhë.

Megjithatë, këto përballje i përkasin një kohe kur Kosova sapo kishte nisur rrugëtimin e saj në arenën ndërkombëtare.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *