Kosova në pritje të marrëveshjes për presidentin: Seancë konstituive e Kuvendit në horizont

Pa një marrëveshje të arritur mes spektrit politik, Kosova po shkon drejt seancës së 6 gushtit kur pritet të konstituohet Kuvendi.

Duke parë qëndrimet e deritanishme të partive politike, njohës të fushës shprehen skeptik nëse do të arrihet një marrëveshje për presidentin.

Ata kërkojnë që të paktën Kuvendi e Qeveria të formohen sa më shpejt në mënyrë që derisa të përfundojë afati për zgjedhjen e presidentit, të kalohen një pjesë e projektligjeve të rëndësishme për vendin, sidomos të shtyhen para çështjet që lidhen me planin e rritjes.


- Advertisement -

Në mungesë të një ujdie për formimin e institucioneve, Kosova po shkon drejt seancës konstituive të Kuvendit.

Parlamenti i ri pritet të formohet, e bashkë me të sipas analistëve edhe qeveria e re, por dilema ka për pozitën e presidentit.

Njohës të zhvillimeve politike shprehen skeptikë se spektri politik do të arrijë një marrëveshje për zgjedhjen e kreut të shtetit duke parë qëndrimet e deritanishme të tyre.

Megjithatë, Jakaj është shprehur se derisa të konsumohet afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit, deputetët duhet t’i shtyjnë para në Kuvend ligjet që lidhen me Planin e Rritjes.

Mungesa e institucioneve, për njohës të fushës, e ka dëmtuar Kosovën edhe në politikën e jashtme.

Me afrimin e seancës konstituive të Kuvendit, është shtuar presioni për spektrin politik për arritjen e një marrëveshjeje për ta nxjerrë vendin nga bllokada institucionale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *