Konflikti i tensionuar mes Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit në Big Brother VIP Kosova 4

- Advertisement -

Një moment i tensionuar ka ndodhur në Big Brother VIP Kosova 4, ku debati mes banorëve Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit ka marrë përmasa serioze.

Konflikti u shkaktua nga një përplasje verbale lidhur me një ngjarje të jashtme, të përmendur nga Labi.

Rexha pretendoi se Kushtrimi ishte i përfshirë në një incident gjatë një dasme, ku sipas tij, ai kishte ngacmuar motrën e dasmorit dhe kishte paguar 20 mijë euro për të zgjidhur situatën.

- Advertisement -

Pas kësaj, Kushtrimi reagoi duke qeshur dhe i tha Labit se po tregonte gjërat e veta.

“Ti je mgjitor, ti bën magji”, iu drejtua Kushtrimi Labit.

“Burrë me pelena”, iu kthye Labi, duke mos kursyer ironinë.

- Advertisement -